Aktivizohen mashtruesit, përfitojnë nga tragjedia e vrasjes së Liridona Ademajt

Estimated read time 1 min read

Tragjedia e rastit të Liridona Ademajt, po dyshohet se është keqpërdorur nga mashtrues. Një i tillë, ka kontaktuar familjen Murseli, duke u kërkuar rreth 300 euro, në mënyrë që t’ua dërgojnë mbi 5 mijë dollarë të mbledhura për dy fëmijët e Liridona Ademajt. Zëdhënësi i Policisë-Gjakovë, Sheremet Elezi ka thënë se “Sot ankuesi mashkull kosovar ka raportuar në polici se një personit i kishte dërguar një shumë parash me mendimin se do të përdoreshin për bamirësi. Më vonë kishte kuptuar se ishte mashtruar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, me vendimin e të cilit është iniciaur rast “Mashtrim”. Rasti është duke u hetuar”.

Advertisement

Gjonbalaj, siç ishte raportuar vitin e kaluar, kishte shfrytëzuar identetet të ndyrshme, duke u paraqitur edhe si Nardi Krasniqi, përfaqësues i një bankeje komerciale të vendit, e përmes rrjeteve sociale, kishte arritur të vidhte të dhënat personale dhe ato bankare të shumë kosovarëve

Advertisement
Advertisement

You May Also Like