Dy vjet nga aksi denti t ragjik në Llaskarcë

Me marsh përkujtimor sot do të shënohet përvjetori i dytë i aksidentit tragjik të autobusit afër Llaskarcës, në të cilin humbën jetën 16 persona.

Marshi do të fillojë në pikën pagesore në Gostivar në 16:30 dhe do të përfundojë në 17:45 në sheshin e qytetit, ku do të mbahet një ceremoni simbolike në kujtim të viktimave dhe në solidaritet me familjet e të vdekurve.

Komuna e Gostivarit fton qytetarët të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje, duke iu përmbajtur rreptësisht masave të mbrojtjes kundër Covid-19.
Aksidenti me autobus ndodhi më 13 shkurt 2019 rreth orës 17:00. Autobusi i kompanisë “Durmo Tours” operonte në itinerarin Shkup – Gostivar, me 51 pasagjerë. Autobusi nga rruga Tetovë – Shkup ra në humnerë. Për këtë aksident ka edhe procedurë gjyqësore./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like