Bitkoini me vlerë rekorde në gjashtë muajt e fundit

Estimated read time 2 min read

Bitkoini sot arriti vlerë rekorde në gjashtë muajt e fundit dhe iu afrua vlerës më të lartë në histori, që e arriti në prill.
Kriptovaluta më e madhe në botë u rrit për pothuajse katër për qind deri 59,465 dollarë amerikanë.

Kjo është vlera më e lartë e bitkoinit nga mesi i prillit, kur ishte në vlerën rekorde prej 64.895 dollarë.
Komisioni amerikan i letrave me vlerë është i gatshëm të lejojë që bitkoini i parë amerikan ETF (Fondi pasiv tregtar) të fillojë me tregtim javën e ardhshme, kumtoi Bllumberg.

Ben Kaselin, udhëheqës për hulumtim dhe strategji në bursën aziatike për kriptovaluta, tha se kërcimi i bitkoinit mbi 59.000 dollarë nuk është arbitrar dhe se investuesit afatgjatë po e akumulojnë tashmë një kohë.
“Pritet të arrihet përparim i konsiderueshëm rreth Bitkoinit amerikan ETF në tremujorin e katërt”, tha Kaselin.

Advertisement

Ai shtoi se ngjarjet e sotme janë nxitur edhe nga cicërima nga Zyra për edukim të investuesve SEC.
“Para se të investoni në fond i cili ka kontrata të afatizuara për bitkoinin, studioni me kujdes rreziqet potenciale dhe përfitimet”, thuhet në kumtesën e SEC-së. Kryetari i SEC-së, Geri Gensler paraprakisht deklaroi se tregu i kriptovalutave përfshin shumë pjesëmarrës të cilët mund të jenë letra të paregjistruara me vlerë dhe i lë çmimet të hapura për manipulim, ndërkaq miliona investues të ndjeshëm ndaj rrezikut.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like