Destani: “Shuarja e tij i ka sjellë pikëllim jo vetëm familjes, por edhe miqve të shumtë”

Lazim Destani nëpërmjet një statusi në Facebook i ka shprehur ngushllime familjes së Enver Maliqit pasi që, sot në mëngjes ai ka ndërruar jetë nga Covid 19, përcjell nmk-post.com

“Me dhembje e mora lajmin mbi vdekjen e mikut tim, Enver Maliqit. Shuarja e tij i ka sjellë pikëllim jo vetëm familjes, por edhe miqve të shumtë, komunitetit të biznesit si dhe qytetit të Shkupit ku ai ishte në pozitën e Nënkryetarit. Do të mbeten përgjithmonë në kujtesën time çastet e bukura që kemi kaluar së bashku me këtë njeri që shquhej për zemërgjerësinë dhe bujarinë e tij.
Në këto ditë të vështira për familjen dhe miqtë, – pranoni ju lutem ngushëllimet e mia të sinqerta.
Në paqe u prehtë shpirti i tij!” ka shkruar Lazim Destani në rrjetin e tij social Facebook.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like