• 20-04-2021

‘Covid 19’/ Ulet rastet e vdekjeve në Maqedoni

Për 10,7 për qind është ulur numri i të vdekurve nga Kovid-19, ndërsa për 4,2 për qind është ulur numri i rasteve të reja, tregojnë të dhënat nga raporti javor i Institutit për shëndet publik për periudhën prej 30 nëntorit deri më 6 dhjetor nga 17.456 materiale të testuara në laboratore.

Sipas raportit të djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e fundit, janë regjistruar 1120 raste të reja me Kovid-19, kanë vdekur 28 pacientë, ndërsa janë shëruar 916. Numër më i madh i rasteve të reja, të vdekurve dhe të shëruarve janë nga Shkupi.

Numri i përgjithshëm i pacientëve dhe të dyshuarve me koronavirus të cilët po mjekohen në repartet infektive në spitalet e vendit është 1296 dhe ka rreth 160 shtretër të lirë spitalorë në kovid – qendrat, informoi Ministria e Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid-19 prej fillimit të epidemisë është 69452, numri i pacientëve të shëruar është 45621, i të vdekurve 1977, ndërsa numri i rasteve aktive është 21.854.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje informoi se kompania “Fajzer”, e cila prodhon vaksinë për Kovid-19, i është përgjigjur shkresës së Ministrisë së Shëndetësisë se mund të fillojnë negociatat e drejtpërdrejta për furnizim të vaksinës nga kompania prodhuese.

Filipçe tha se vendi ynë përveç furnizimit me vaksina përmes mekanizmit Kovaks, hyri në komunikim të drejtpërdrejtë me “Fajzer” dhe “Astra Zeneka” për furnizim të dozës shtesë të vaksinave për vaksinim dhe rivaksinim të qytetarëve.

Read Previous

Konfiskohen 53 kilogram marijuhanë, arrestohet një person nga Kalishta

Read Next

Hoxhaj: PDK-ja nuk shantazhohet për postin e presidentit

%d bloggers like this: