Konfiskohen 53 kilogram marijuhanë, arrestohet një person nga Kalishta

Policia në bashkëpunim me njësitin kundër drogë dhe tregtisë me armë pas informatave paraprake gjatë ditës së djeshme në ora 13:00 në afërsi të fshatit Staro Lagovo në Prilep ka privuar nga liria personin F.D. 46 vjeç nga fshati Kalishtë i Strugës.

Policia i ka dhënë shenjë për të ndaluar por personi në fjalë i cili ka qenë me makinë të tipit Audi, nuk ka respektuar urdhrin e policisë por ka vazhduar ngasjen duke rritur dhe shpejtësinë e makinës dhe gjatë tentimit të arratisjes rrugës ka hedhur nga makina 2 çanta me marijuhanë në peshë prej 53 kilogramëve. Pas masave të ndërmarra nga ana e policisë, makina është ndaluar ndërsa vozitësi është arrestuar. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj personit në fjalë do të ngritët padi adekuate.

Read Previous

Erdogan dënon ashpër komentet rac*iste të ndeshjes PSG-Basaksehir

Read Next

‘Covid 19’/ Ulet rastet e vdekjeve në Maqedoni

%d bloggers like this: