• 22-04-2021

Hoxhaj: PDK-ja nuk shantazhohet për postin e presidentit

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar lidhur me diskutimet e fundit për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Ai ka thënë se PDK-ja nuk shantazhohet, por është për tejkalimin e krizës vetëm me pajtimin e të gjitha partive politike.

Ky është postimi i plotë i tij i plotë në Facebook:

 

 

 

“Partia Demokratike e Kosovës nuk shantazhohet dhe as nuk do të lejoj që dikush ta marr peng shtetin e Kosovës. Jemi të gatshëm që të ulemi dhe të bisedojmë me çdo parti politike paralamentare që ta tejkalojmë krizën institucionale në vend dhe ta zgjedhim një president dinjitoz që i shërben unitetit të brendshëm dhe thellon partneritetin me aleatët tonë. Por, PDK nuk do të bëhet palë e një procesi që do të prodhonte një president që thellon përçarjen e brendshme dhe e izolon Kosovën jashtë. Republika jonë është mbi interesat politike dhe egot personale. Kushdo që kërkon votat e deputetëve të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, duhet ta kuptoj njëherë e përgjithmonë, që në atë propozim e ka brenda edhe kandidatin e PDK-së! Barrikadimi pas propozimeve individuale, ende pa filluar një diskutim politik ndërmjet partive parlamentare, është i dëmshëm dhe nuk e ndihmon tejkalimin e krizës por vetëm thellimin e saj”.

Read Previous

‘Covid 19’/ Ulet rastet e vdekjeve në Maqedoni

Read Next

Ja sa gjoba u vendosën për mos mbajtjen e maskës për 24 orë

%d bloggers like this: