Britania kalon në izolimin e tretë kombëtar

Kryeministri britanik Boris Xhonson, njoftoi në një fjalim televiziv drejtuar vendit për një bllokim të tretë kombëtar të shtrirë në të gjithë Anglinë, për të parandaluar valën e re të mundshme të Covid 19, të regjistruar në të gjithë Mbretërinë.

Ndër masat e ndërmarra, është mbyllja e menjëhershme e të gjitha shkollave, si fillore ashtu edhe të mesme, me kalimin në mësimin në distancë për javët e ardhshme.

“Unë dua të theksoj se problemi nuk është që shkollat ​​nuk janë të sigurta”, por që ato “mund të veprojnë si vektorë të transmetimit, duke shkaktuar përhapjen e virusit në familje”, tha kryeministri.

Pastaj ai e quajti variantin e ashtuquajtur “britanik” të virusit “alarmues”, më ngjitës “nga 50% në 70%” nga lloji i mëparshëm dhe foli për një rritje të pranimeve në spital deri në 40% më të mëdha se në valën e parë në prill.

Xhonson, duke i rekomanduar të gjithë të respektojnë rregullat dhe të qëndrojnë në shtëpi për aq kohë sa të jetë e mundur, tha që “nëse gjërat shkojnë mirë”, në mes të shkurtit kategoritë parësore do të jenë vaksinuar me dozën e parë.

Advertisement

Deri më sot, theksoi ai, “ne kemi vaksinuar” më shumë njerëz sesa në të gjithë Evropën. Në Britaninë e Madhe rastet e regjistruara në 24 orët e fundit janë 58,784 persona, me 430 mijë testime të kryera. Ndërsa numri i të vdekurve kaloi shifrën një mijë.

Të dhënat tregojnë se Mbretëria e Bashkuar do të kalojë 100,000 vdekje nga Covid-19 para fundit të muajit pa iniciativa urgjente: për këtë arsye kryeministri i ka ftuar përsëri njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, me vetëm një dalje në ditë.

Nga sot, të gjitha pikat e mallrave jo-thelbësore janë të mbyllura. Izolimi do të zgjasë të paktën shtatë javë dhe masat do të rishikohen në mes të shkurtit. /e.a/noa.al/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like