As maska, as distancë, Muzeu i Arteve Bashkëkohore festë me qindra artistë (VIDEO)

Në mesin e pandemisë, Muzeu I Arteve Bashkëkohore ka organizuar mbrëmje muzikore, në kundërshtim me të gjitha protokollet shëndetësore. Në videot që kanë qarkulluar mbrëmë në rrjetet sociale, shiheshin qindra njerëz që ishin grumbulluar para Muzeut të Maqedonisë, pa maska dhe pa distancë, nën shoqërim të muzikës që së një DJ, për argëtimin e të pranishmëve.

Organizimin e kësaj mbrëmjeje e ka konfirmuar edhe drejtoresha e Muzeut Mira Gaqina për A1On. Ajo ka thënë se ngjarja ka qenë e paralajmëruar dhe e organizuar në bashkëpunim me Muzeun dhe e njejta është zhvilluar në pajtim me protokollet, ndërsa DJ nuk ka bërë aheng, por vetëm ka pasur performancë.

Nga MPB kanë informuar se në mbrëmjen e organizuar para Muzeut të Maqedonisë kanë marrë pjesë numër i madh pjesëmarrësish, të cilët nuk kanë mbajtur maska, as nuk ka qenë e siguruar distancë e nevojshme. Policia ka thënë se do të ndërmerren masat e nevojshme për dënimin e tyre, përshkak se ende janë në fuqi masat restriktive për mbrojtje nga Covid-19 dhe organizimet me DJ janë të ndaluara.

Advertisement

Grumbullimi para Muzeut ishte pjesë e Bienalës së 13 ndërkombëtare të artistëve të rinjë “Pasioni për bredhje”, e cila ka filluar të mërkurën në Muzeun e Maqedonisë, ka vazhduar të enjten në Muzeun e Historisë Natyrore, ndërsa sot ka pasur ekspozitë në Drejtorinë për punë Hidrometeorologjike me performancë muzikore, nën tingujt e muzikës xhez.

Sipas protokolleve për mbrojtje nga pandemia e shkaktuar nga koronavirusi, në vendin tonë janë të ndaluara grumbullimet masive, mbajtja e maskës është e detyrueshme në ambiente të hapura dhe të mbyllura dhe nuk është e lejuar organizimi i ngjarjeve me muzikë.

Emine Ismaili /SHENJA/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like