(VIDEO) Zaev i shqetësuar për “non-paper”-at dhe “Shqipërinë e Madhe”

Non-paper-at e ndryshëm për zgjidhjen e problemit me Kosovën më shqetësojnë, sepse në Ballkan nuk janë shëruar të gjitha plagët. Kështu ka thënë kryeministri i vendit Zoran Zaev, në intervistën për Kuririn serb, duke u përgjigjur për non paper-at e fundit, në të cilat flitet për kufijt e rinj të Ballkanit. Zaev thotë se jemi rajon i vogël dhe të gjithë jemi të lidhur. Kur BE-ja bllokon Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën dhe Shqipërinë, paraqiten non-paper-a, ide të tjera ide – radikale.

Në pyetjen nëse është i shqetësuar për, siç e quan media serbe, propagandën e hapur për “Shqipëri të Madhe”, kryeministri nuk e mohon por, siç thotë, do të ishte e vështirë të bëhej në Maqedoninë e Veriut.

Zoran Zaev, kryeministër

“Ne jemi anëtare e NATO-s dhe me çdo kërcënim për territorin dhe integritetin do të aktivizohej Neni 5 nga Marrëveshja me NATO-n. Megjithatë nuk mund të them ‘Jo’, për shkak se definitivisht nuk e dini deri ku dikush mund të provokojë. Për këtë shkak, zgjidhja është hyrja në BE. Kur do t`i arrijmë kushtet e Shengenit, atëherë s`do të ketë kufij”.

Rreth problemit me Bullgarinë dhe bllokadën për fillimin e bisedimeve me BE-në, Zaev tha se egziston zgjidhje për gjithçka, por duhet të gjindet momenti i duhur.

Zoran Zaev, kryeministër

“Kur në Ballkan ka zgjedhje, ato janë momente të vështira, ndërsa tani zgjedhje ka në Bullgari. Kuptohemi njëjtë sikurse me Serbinë, flasim gjuhë të përafërta dhe besoj se do të gjejmë zgidhje të arsyeshme. Kur do t’i pyesim: ‘Përse nuk na e pranoni gjuhën maqedonase?’, ata thonë: ‘Ne e pranojmë atë realitet, por na lejoni t’i shohim cilët janë rrënjët’. Ne kemi histori të përbashkët, gjithë Evropa ka histori të përbashkët, e lëre më Ballkani. Nga ajo histori janë të krijuar popuj, maqedonasit, serbët, bullgarët, kroatët”.

Advertisement

I pyetur për dialogun Prishtinë -Beograd, kryeministri Zaev ka theksuar se është për një rajon stabil dhe të sigurtë që të mos ketë probleme. Për vendin tonë tha Zaev, gjithçka që është e pranueshme për Beogradin dhe Prishtinën, është një zgjidhje e mirë që do të garantojë paqe në Ballkan, integrimin evropian, siguri dhe të ardhme për të gjithë bashkësitë etnike që jetojnë në këtë rajon.

Emine Ismaili /SHENJA/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like