Arsovska nuk tregon se sa do të kushtojnë 5 parqet që i premtoi

Estimated read time 1 min read

Kandidatja e pavarura për Bashkinë e Shkupit, Danela Arsovska ditë më parë premtoi ndërtimin e parqeve në Gazi Babë, Çair, Aerodrom, Kisella Vodë dhe Gjorçe Petrov.

“Do të jenë hapësira që do të jenë pjesë e pushtet lokal në komunat në Bashkinë e Shkupit dhe pikërisht në ato vende ku bashkërisht biseduam se ka mundësi hapësinore, atje do të bëhen. Megjithatë nuk ndodhen vetëm në këto vende. Mund të shqyrtojmë dhe të dakordohemi me shkupjanët nëse u konvenon një gjë e tillë edhe pse unë besoj se askush nuk ka asgjë kundër që të kenë një park më të madhe në lagjen e tyre”, tha Arsovska. Ajo tha se pushteti lokal është kompleks dhe se nevojitet aftësi menaxheri që të udhëhiqet me jë komunë ose një qytet.

Advertisement

Ajo po ashtu nuk tha se sa do të kushtonin këto parqe, duke parë parasysh se bëhet fjalë për “mega parqe”, nëse do të ndërtohen në vend privat ose publik./Telegrafi/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like