IShP: Rritet numri i personave të riinfektuar

Estimated read time 2 min read

Në vend numri i njerëzve që u infektuan për herë të dytë po rritet dhe deri më tani janë regjistruar 591 persona ndërsa janë regjistruar edhe pesë vdekje në këtë kategori njoftuan nga institute i shëndetit publik në raportin javor. Për 9% ka rënë numri i rasteve të reja në periudhën nga 27 shtator deri më 3 tetor në krahasim me javën e kaluar, sipas analizës së Institutit të Shëndetit Publik.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 2670 të infektuar në 35 qytete të RMV-së. Më shumë të infektuar ka në Shkup me 1309 dhe incidenca më e lartë është regjistruar në Kratovë – 294 raste për 100 mijë banorë. Gjithashtu më shumë viktima ka në kryeqytet. Përsëri, numri më i madh i pacientëve janë njerëz mbi 60 vjeç – 738 raste. Gjatë periudhës së javës së kaluar 39 persona janë infektuar me Covid për të dytën herë që është një rritje prej 21.9 %. Ndërsa në gjithë vendin janë të hospitalizuar 600 persona, 382 janë me mbështetje të oksigjenit ndërsa, 23 të ventilimit mekanik invaziv/joinvaziv. Deri më tani, janë regjistruar 6,719 vdekje. Midis tyre janë shtatë gra shtatzëna dhe 31 punonjës shëndetësie.

Advertisement

Sipas informacioneve të fundit zyrtare, 789.802 persona janë vaksinuar me të paktën një dozë, që është 47.4 %e qytetarëve të rritur në vend. Plotësisht, me dy doza vaksine, janë vaksinuar 734 mijë qytetarë./ Tvm2

Advertisement
Advertisement

You May Also Like