Ali Ahmeti uron Kurtin dhe VV-në për fitoren në zgjedhje

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në rrjetin social Facebook ka uruar procesin zgjedhor që ka ndodhur në Kosovë, shkruan nmk-post.

“Përgëzoj të gjitha institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës për mbarëvajtjen e procesit të sotëm zgjedhor.Uroj Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin për fitoren në këto zgjedhje të parakohshme, shumë të rëndësishme për Kosovën, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët.Gjithashtu uroj edhe të gjitha partitë tjera politike për rezultatet e arritura por edhe për kontributin e dhënë që ky cikël zgjedhor të zhvillohet në frymën europiane.Në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, Kosova bashkë me qytetarët e saj dhe institucionet, kanë patur vëlla, aleat dhe përkrahës në mua si dhe partner dhe bashkëpunëtor tek BDI-ja dhe tek të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së veriut, dhe unë ju siguroj që kështu do të mbetet gjithnjë” shkruan Ahmeti./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like