Albin Kurti e mund Avdullah Hotin edhe në fshatin e tij, në Ratkoc të Rahovecit

Albin Kurti dhe partia e tij Lëvizja Vetëvendosje kanë shënuar fitore të madhe në zgjedhjet e 14 shkurtit, sipas exit-polleve, të cilat e nxjerrin si partia e parë më 53% të votave të qytetarëve.
Është interesant fakti se Kurti e ka mposhtur kundërkandidatin e tij nga LDK, Avdullah Hoti, edhe në fshatin e tij, në Ratkoc të Rahovecit.
Në votat që ka siguruar Gazeta Online Reporteri shihet se VV ka fituar në total 460 vota në Ratkoc, kurse LDK 335 vota që renditet e treta pas AAK-së që ka 452 vota/Reporteri.net/.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like