• 28-11-2021

Defekti në gypin kryesor të ujësjellësit, la pa ujë lagjen “Korabi” /Dervishi: Me projektin e SECO këto probleme do të zgjidhen përgjithmonë

Lagja “Korabi” në Gostivar ka mbetur pa furnizim me ujë për pije. Banorët e lagjes janë shprehur të revoltuar për mungesën e ujit duke kërkuar llogari nga institucionet përgjegjëse për mosinformimin në kohë. Fehin Tahiri, kryetar i bashkësisë lokale të lagjes “Korabi” thekson se rastin e kanë paraqitur në kohë, por nga institucionet nuk kanë pasur përgjigje konkrete.

“Ne nuk kemi ujë prej dje, gati 24 orë, diku nga ora 15 pasditën e djeshme. Unë jam kryetar i Bashkësisë Lokale këtu dhe neve askush nuk ka paralajmëroi se do të ndalet uji. Nuk e dimë arrsyen pse është ndalur uji, kurse ne jemi mahall në vete këtu me 150 shtëpi. Ne rastin e paraqitëm, ishim atje por nuk na japin asnjë informatë përpos që na thonë vazhdimisht se do vijë uji pas një apo dy orëve. Unë kam informata se defektei ka qenë një Zdunjë e nëse ka qenë ashtu le ta ndalinin atje jo te ne që ne të mbetemi pa ujë. Kjo është katastrofë, jemi shekulli XXI dhe mbetemi pa ujë 24 orë”, deklaron Felin Tahiri, kryetar i B.L në Lagjen “Korabi”.

Qemal Kadrija, banor i lagjes “Korabi”, thotë se në kohë pandemie të mbetesh pa ujë, është shumë e vështirë.

“Na ka shkatuar shumë probleme pasi këtu kemi nevojë për ujë. Ka njerëz të sëmurë, të moshuar e pa ujë në këtë kohë pandemie është shumë vështirë. Mos i lashë duartë në këtë kohë është shumë keq. Neve nuk na interesojnë partitë politike e kush vjen aty, ne duam të kemi ujë. Ne pastaj paguajmë, për ata që nuk paguajnë ka ligje e le të veprojnë konform ligjit”, deklaroi Qemal Kadrija, banorë i Lagjes “Korbi”.

Vadedin Dervishi – përgjegjës i Departamentit për ujë dhe kanalizim pranë N.P. “Komunalec” në Gostivar deklaron se furnizimi me ujë në Lagjen “Korabi” I është kthyer normalitetit mesditën e sotme. Pasi defekti kishte ndodhur në mbrëmje, thekson se një pjesë e punimeve është dashur të kryhen sot në mëngjes.

“Është e vërtet se kemi pasur një defekt I cili është lajmëruar vonë pasditën e djeshme. N ekemi qenë në kontakt me banorët atje mbi defektin në rrjetin kryesorë përmes së cilit furnizohet edhe Lagja “Korabi”. Gypi ku ka pasur defekt është me dimensione FI 250. N kemi dalë në terren dhe janë marrë masat, por pasi defekti ka ndodhur në mbrëmë vonë, ne kemi bërë maksimumin me mundësitë tona. Një pjesë e punës na mbeti që të kryhet dhe të sanohet defekti në mëngjesin e sotëm. Në momentin që flasim, lagja ka ujë dhe furnizohet me ujë të pijshëm noral sikurse ditët e tjera”, deklaroi Vadedin Dervishi – përgjegjës i Departamentit për ujë dhe kanalizim pranë N.P. “Komunalec” në Gostivar.

Nga ndërmarrja komunale kërkojnë mirëkuptim nga ana e qytetarëve për ndonjë defekt që paraqitet, duke shtuar se janë duke punuar që i gjithë rrjeti i ujësjellësit të qytetit të rinovohet përmes projektit SECO me çka këto probleme një herë e përgjithmonë do të zgjidhje.

Read Previous

Gostivar “Mollëkuqja” mbajti ekspozitën “Prej n’inbox, n’shesh”

Read Next

Vdes në moshën 96 vjeçare i mbijetuari nga sulmi me bombë atomike në Hiroshima

%d bloggers like this: