Abdixhiku konfirmon takimin te Kurti: Po, do të marr pjesë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin me kryeministrin Albin Kurti.
Abdixhiku në një përgjigje për Gazetën Express tha se do të marrë pjesë në takimet e thirrur nga kreu i qeverisë me kryetarët e subjekteve opozitare.
“Po do të marr pjesë”, tha Abdixhiku.

Kryeministri Albin Kurti dje u ka dërguar ftesë për takime tre liderëve të subjekteve opozitare.Ramush Haradinaj i AAK-së e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin me Kurtin, teksa Enver Hoxhaj i PDK-së nuk është deklaruar ende.
Sipas zyres së kryeministrit, takimet planifikohet të mbahen gjatë fillimit të javës së ardhshme, sipas orareve të përshtatshme për të gjitha palët, dhe do të jenë në shërbim të mirinformimit dhe bashkërendimit të spektrit politik për çështje me interes të Republikës së Kosovës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like