Besart Ibrahimi transferohet në Shqipëri? Takohet me drejtorin e FK Kukësit?

Sulmuesi i klubit të futbollit Shkëndija, Besart Ibrahimi është parë në një takim me drejtorin e klubit të futbollit Kukësi, Nderim Nexhipi.
Nuk dihet nëse takimi ka qenë miqësor, apo po planifikohet një transferim i mundshëm i Ibrahimit në Kukës.
Kujtojmë, se kontrata e Ibrahimit me Shkëndijën do të përfundojë në qershor të vitit të ardhshëm.
Vazhdimi i kontratës së fundit të Ibrahimit me Shkëndijën erdhi pas shumë dilemash dhe pritje, pasi siç u raportua, për Ibrahimin kishin qenë të interesuar klube nga Shqipëria dhe Kosova./TV21

Advertisement

Advertisement
Advertisement

You May Also Like