Zaev: Vuçiq më tha se do të na dhuronte vaksinat, i thashë se kemi para dhe i paguajmë!

Serbia do t’i jap Maqedonisë së Veriut mbi 8 mijë vaksina nga prodhuesi “Pfizer”. Këtë e njoftoi sot kryeministri Zoran Zaev, i cili tha se ka pranuar ndihmën nga Serbia dhe se ka përshëndetur gjestin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili personalisht ia ka konfirmuar ndihmën.

Zoran Zaev

“Ky është një akt serioz i miqësisë. Presidenti Vuçiq u lajmërua dhe tha se dëshirojnë të na dhurojnë vaksina. Ne jemi mirënjohës për këtë, por me si vend kemi para, do të paguajmë dhe ai na tha se do të na jep me çmimin e blerë. Tani do të vijojnë detajet mes ministrave të Shëndetësisë, ndërsa unë sot do të kem një bisedë edhe me kryeministren Ana Bërnabiq për detajet, transportin, regjistrimin, e dini se protokollet sillen nga agjencitë tona të barnave. Këtë tanimë po e punon ministria e shëndetësisë. Vaksinat e para do të jenë ashtu siç duhet, për heronjtë tanë, punonjësit shëndetësorë nga qendrat e Kovidit”

Ndërkohë nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se ministri Venko Filipçe dhe homologu i tij serb Zllatibor Loçnar ditëve në vijim do t’i dakordojnë detajet rreth procedurës së furnizimit me vaksina. Ministria e Shëndetësisë

Advertisement

“Simbol i kësaj krize shëndetësore është solidariteti, Ministria e Shëndetësisë shpreh falënderim Republikës së Serbisë dhe popullit serb për këtë akt miqësor. Procesi i furnizimit të drejtpërdrejtë me të njëjtin prodhues është në fazën finale. Në përputhje me dinamikën e dakorduar, në shkurt përmes Fajzer do të arrijnë 5.850 doza të vaksinës, ndërsa nga 17.500 në mars dhe prill”, njoftoi Ministria.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se sistemi shëndetësor është në gatishmëri të plotë për vaksinim. Klinika për Transfuziologji ka dhënë dy frigoriferët në -80 gradë celsius për ruajtjen e vaksinave Fajzer, ndërsa gjatë fundjavës kanë arritur edhe dy të tillë.  Arben Zeqiri /SHENJA/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like