• 12-05-2021

ZAEV në Pustec: Shqipja është gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka vizituar sot Pustecin, ku dhuroi mjete dhe libra për fëmijët atje.

Nga Pusteci, Zaev foli dhe për negociatat që i cilësoi një zhgënjim nga BE, pasi siç tha, si Shqipëria ashtu dhe Maqedonia e Veriut i meritonin negociatat.

“Shqipja është gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni, sollëm libra që tu vijmë në ndihmë të fëmijëve.  Qeveria jonë ka sjellë donacione, për të ndërtuar shkollë, për të bërë të tjera gjëra me vlerë për komunitetin. Kemi rrugë të përbashkëta drejt BE. Morëm një zhgënjim nga BE, ne i meritonim negociatat”, tha ai.

Ndërsa referuar marrëdhënieve me Bullgarinë, Zaev tha: Marrëveshja Maqedoni e Veriut – Bullgari nuk është në nivelin më të lartë. Ne nuk lëshojmë nga identiteti ynë maqedonas dhe Bullgaria nuk ka përse të ngrejë pretendime.

Read Previous

PDK thotë se është momenti që vendi të shkojë në zgjedhje, kritikon sjelljen e LVV-së dhe LDK-së në Kuvend

Read Next

Nasim Haradinaj akuza ndaj Speciales: Jeni të korruptuar, ndryshe nuk do t’ju dilte gjithë ai material nga zyrat e juaja

%d bloggers like this: