Zaev: Me Bullgarinë do t’i tejkalojmë ndasitë

Estimated read time 2 min read

Askush nuk mund të mohoj shtetformësinë e Maqedonisë së Veriut, pasi ajo është e bazuar në katër vendimet e KAÇKM-së bashkë me të drejtat qytetare, porositi nga Pelinca kryeministri Zoran Zaev, me rastin e shënimit të 2 gushtit ditës së Ilindenit. Sipas kryeministrit Zaev, ajo deklaratë e vitit 1944 është Europa sot.Zaev tha se krenar vazhdojmë të ndërtojmë rrëfimin tonë në Europë, I bindur se shumë shpejtë do të vijojë edhe tejkalimi I ndasive historike me fqiun lindor.

“Maqedonia e Veriut gjatë historisë nuk ka dëmtuar asnjë fqinj me asgjë dhe nuk e ka për qëllim këtë ta bëjë në të ardhmen. Gjithmonë kemi qenë dhe do të mbetemi në anën e zgjidhjes së mirë të kontesteve dhe konflikteve. Unë jam i bindur se Bullgaria është mik dhe është shumë afër dita kur populli maqedonas dhe ai bullgar do të binden se Bullgaria nuk do të jetë pengesë për Maqedoninë e Veriut. Bashkë do ta sigurojmë këtë, pasiqë nga dyja anët ka njerëz të mençur dhe të aftë, vizionarë, të cilët do të japin shansin dhe do të merren vesh në interes të popujve të tyre”, theksoi Zaev.

Advertisement

Ilindeni I tretë , I kohrave të sodit sipas Zaev përfshin kujdesin ndaj qytetarëve dhe përmirësimin e standardit të jetesës. Maqedonia këtë vit shënon 77 vjetorin nga manifesti I parë I KAÇKM-së, me çrast një numër I madh I delegacioneve të institucioneve shtetërore, sektorit civil morrën pjesë në Pelincë për të vendosur kurora lulesh në përmdenoren e gjeneratës së KAÇKM-së.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like