Vëllai i dëshmorit i ankohet Kurtit për ish-qeveritë, ia kujton frazën “ju edhe në tendera të deshmorëve vidhni”

Kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë bërë sot homazhe te varrezat e dëshmorëve në Velani, raporton Express

Aty, një qytetar i cili është vëllai i një prej dëshmorëve në Velani, i është drejtuar Kurtit me fjalët që kishte thënë dikur për përmendoret e dëshmorëve.

“Dy llafe i kom. Ju kam pritë qe 16 vjet. Të vetmit që e kanë kry obligimin, po i citoj fjalët tuaja, janë dëshmorë, ne ia kemi borxh ton jetën. Do varre i kanë ndreqë, do s’i kanë ndreqë. Qeveritë e deritashme na kanë premtuar e na kanë rrejtë çdo ditë, po i citoj fjalët që i ke thënë, “ju edhe në tendera të dëshmorëve vidhni, sepse jeni hajna klasik tipik”. Disa varre janë të gurit, disa janë kështu qysh janë”, ka deklaruar ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like