Shtohen kolonat nëpër pikat kufitare në Maqedoninë e Veriut

Estimated read time 2 min read

Që nga dita e premte e deri më sot 61.859 persona kanë lëshuar vendin, ndërsa mbi 43 mijë na kanë hyrë në Maqedoni. Këto shifra ndryshe përkthehen me kolona dhe pritje të gjata në pikat kufitare. Nga MPB-ja thonë se dy pikat kufitare më të frekuentuara gjatë fundjavës së zgjatur janë ajo në Tabanoc dhe Bogorodicë.

“Vetëm gjatë 24 orëve të fundit 48.536 qytetarë të Maqedonisë kanë kaluar pikat kufitare. 18 687 prej tyre kanë hyrë në vend, ndërsa 29 849 kanë udhëtuar jashtë vendit”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Pothuajse 20 000 hyrje-dalje në ditë ka pasur edhe në pikën kufitare në Bllacë. Komandanti i kësaj pikë kufitare, Besim Asani tha se në raste të tilla rregullorja e pikës kufitare parasheh që të ndërmerren edhe masa për lehtësimin e fluksit dhe shkurtimin sadopak të kohës së pritjes.

Ne kemi hasur në një fluks jashtëzakonisht të madh qytetarësh dhe veturash, të cilët kanë shfrytëzuar këtë pikë kufitare për të shkuar në pushim apo për të vizituar familjarët. Sot, që nga mesnata e deri në orën 13:00 kemi regjistruar rreth 7000 udhëtarë që kanë hyre dhe kanë dal nga shteti. Nga ana jonë janë marrë disa masa shtesë ose kemi kaluar deri tek lëshimi i kontrollit të pasaportave. Gjithsej janë lëshuar pa kontroll të pasaportave 1680 udhëtarë”, tha Besim Asani, komandant i pikës kufitare “Bllacë”.

Advertisement

Për dallim nga pikat kufitare, rrugët e qyteteve ishin kryesisht të zbrazëta, rezultat i udhëtimit të qytetarëve drejt shteteve të tjera dhe temperaturave shumë të larta.

Evi Shkopi-AlsatM

Advertisement
Advertisement

You May Also Like