Temperaturat afrikane përfshijnë vendin, predispozitë për komplikime shëndetësore

Estimated read time 2 min read

Vendi edhe sot u përfshi nga temperatura afrikane. Përpos të nxehtit përvëlues vendi u përfshi edhe nga erë e fuqishme. Temperaturat e larta sipas Entit Hidrometeorologjik do të zgjasin deri të enjten ndërsa nga pasditja e së enjtes pritet përkeqësim i motit, me reshje, erë të fuqishme dhe vetëtima. Nga e premtja temperaturat pritet të bien. Moti i nxehtë ka sjellë dhe shqetësime të shumta shëndetësore tek qytetarët. Pos kolapseve, qytetarët ankohen për vjellje, diarre, temperaturë të lartë e dhimbje barku. Mjekët thonë se këta infeksione vijnë kryesisht nga ushqimi i kontaminuar nga temperaturat e larta. Shtojnë se derisa simptomat zgjasin më shumë se një javë, të paraqiten në mjek për ndihmë mjekësore.

Ekzistojnë dy tipa të shkaktarëve të intoksikimeve, nga bakteret dhe nga virusi. Moti I nxehtë dhe lagështia e ajrit shkaktojnë përhapje të baktereve në mënyrë të shpejtë tek ushqimet dhe kështu si pasojë ushqimi prishet. Infeksioni përcillet përmes kontaminimit. Nga duar të pa lara, perime të kontaminuar dhe pemë por dhe nga uji I ndotur. Simptomat për të cilat ankohen pacientët janë ngërçe në bark, dhimbje në gjithë trupin, kokë dhimbje, diarre, vjellje”, tha Elena Kareva Pilovska, mjeke.

Advertisement

Mjekët rekomandojnë që qytetarët të kenë kujdes se ku i blejnë dhe ku i ruajnë produktet ushqimore. Shtojnë që përpara konsumimit të lahen mirë të gjithë ushqimet.

Higjienë, vetëm higjienë. Larje të duarve , larje e mirë e pemëve dhe perimeve të cilën e konsumojnë dhe kuptohet të ruhen në frigoriferë. Të blihen ushqimet nëpër vende ku ruhen në temperature të ftohta, t’i ndihmojnë vetë vetes së tyre. Në këtë të nxehtë, prodhimet që qëndrojnë jashtë në të nxehtë shpejtë prishen”, pohoi Elena Kareva Pilovska, mjeke.

Ministria e Shëndetësisë rekomandon që qytetarët pa nevojë mos të dalin nga ora 11-16 të pasdites. Të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të kenë kujdes me ushqimet, të veshin rroba sa më të lehta dhe me ngjyrë të hapur ndërsa të sëmurët kronik ta marrin terapinë e duhur.

Vjollca Aliti-AlsatM

Advertisement
Advertisement

You May Also Like