Zaev: Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përpos BE-së

Kryeministri i vendit Zoran Zaev sot në një intervistë në Slobodna TV, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut do të bëjë gjithçka për të provuar të zgjidhë kontestin me Bullgarinë dhe të vazhdojë rrugën evropiane, informon Zhurnal.

Ai thotë se vitin e kaluar e ka pyetur popullin nëse mbështesin rrugën drejt BE-së.

“Në vitin 2019 i bëra thirrje popullit të sqarohet nëse qëndron në rrugën drejt BE-së dhe populli me zërin e tyre tregoi se nuk ka alternativë tjetër. Për këtë shkak, ne nuk kemi zgjidhje tjetër përpos të provojmë të gjitha opsionet për të arritur tek zgjidhja me çështjet e hapura me Bullgarinë që të fillojë procesi i negociatave për anëtarësim në BE”, theksoi Zaev.

Ai shprehet se qytetarët presin një të nesërme më të mirë ndërsa shteti por ndërton një miqësi me rajonin dhe assesi përçarje.

 

 

“POlitika e shteitt është me të vërtetë evropiane dhe kemi pranuar dialog për çështjet për të cilat mund të bisedojmë. Në pjesën e përshpejtimit të zbatimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, në pjesën e implementimit të qëndrimeve të arritura të deritanishme Komisioni për çështje historike dhe arsimore në pjesën e librave në Bullgari dhe Maqedoni të Veriut”, tha Zaev, informon Zhurnal.

Ai theksoi se kanë bërë plan, klauzola të caktuara i kanë shkrirë në memorandum, deklarata. Por siç tha Zaev, ka diçka për të cilat nuk negocionohet, e ato janë çështjet e identitetit.

“Vetvendosja i takon secilit. Kjo i takon edhe maqedonasve edhe gjitha popujve evropian”, tha kryeministri Zaev dhe shtoi se Europa duhet të qëndrojë në vlerat e saja fundamentale evropiane, e ajo është të respektojë të gjitha identitetet në kontinentin evropian.

Advertisement

Zaev theksoi se kjo Qeveri mundëson konsultim të gjerë për çështjet strategjike në interes të qytetarëve por se nuk do të lejojë nga kjo të ketë përfitime politike.

 

 

”Për mëmëdhenë me dashuri” është iniciativa për konsultime për çështje të rëndësishme në interes për vendin me një listë të gjerë ku janë të përfshirë persona me ekspertiza të ndryshme dhe me proviniencë të ndryshme politike,

 

 

Kjo është ide dhe ofertë e zv.kryeministrit për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi. Iniciativa është në përputhje me qasjen e hapur të kësaj Qeverie për proces inkluziv kur janë në pyetje çështje të rëndësishme strategjike në interes të qytetarëve dhe shtetit.

 

 

Unë gjithnjë kam patur dhe kam ofertë të hapur për opozitën për të shqyrtuar bashkarisht dallimet për iniciativa të mëdha, por nuk pranoj në fokus të kësaj oferte të jetë interesi partiak dhe përfitimii politik”, deklaroi Zoran Zaev.//Zhurnal.mk

Advertisement
Advertisement

You May Also Like