Rritet numri i pacientëve të pranuar në spitale për 24 orë në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 42 pacientë për shkak të komplikimeve me coronavirus. Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 499 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19.

Brenda 24 orëve, në klinikat interne janë pranuar 22 persona prej të cilve një është hospitalizuar në Klinikën e Nefrologjisë, tre në covid Qendrën të Klinikës së Neurologjisë, katër në ORL, tre në Klinikën e Gastroenrohepatologjisë dhe tre në klinikën e syve. Nga katër pacientë janë pranuar në TBC dhe Klinikën e Neuologjisë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Spitalin “8 shtatori” janë pranuar 10 pacientë të ri me Covid-19, 10 janë
pranuar edhe në Klinikën Infektive në Shkup.

“Edhe përkundër numrit të lartë të pacientëve të pranuar gjatë ditës së djeshme, sot deri në ora 8 ka pasur 30 vende të lira, ndërsa presim që gjatë ditës së sotme të regjistrohen pacientë të shëruar dhe të lirohen vende shtesë në Klinikën Infektive dhe Spitalin ‘8 Shtatori’”, thonë nga MSH./Telegrafi/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like