Zaev: Korrupsioni vjedh qytetarët dhe shkatërron shtetin

Kryeministri Zoran Zaev në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit tha se keqpërdorimet politike janë armiqtë e qytetarëve dhe të sundimit të së drejtës.

 

 

“Korrupsioni i vjedh qytetarët, shkatërron shtetin e së drejtës dhe i dobëson institucion dhe rrezikon demokracinë duke krijuar mosbesim te qytetarët”, shkroi Zaev në Fejsbuk.

 

 

Ai shtoi se drejtësia, barazia dhe liria janë viktimat e para të keqpërdorimeve politike dhe të korrupsionit.

“Pikërisht për këtë, me vendosjen e standardeve evropiane për luftimin e korrupsionit, Qeveria lufton përmes transparencës, mbrojtjes së lirive të medias, mbështetjes institucionale për Komision të pavarur kundër korrupsionit”, shkruan Zaev./Northmacedonia-post/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like