“Youth Challange” fillon aktivitetin e vet në Tetovë në 2 Mars!

Estimated read time 2 min read

Nën organizimin e “Youth Challange” në Tetovë këtë fundjave në Hotel Mercure organizohet puntori për sa i takon sfidave të të rinjëve dhe aktivizimi i tyre në proceset e rëndësishme shoqërore.
Në njoftimin e dërguar për media nga “Youth Challange” tregojnë se cili është misioni i tyre dhe çfar tema do trajtojnë në tryezat e rrumbullakëta, trajnimet dhe konferencat që pritet të organizojnë.
Më poshtë ju sjellim tekstin integral të njoftimit të opinionit:

Çfar është Youth Challenge?
Youth Challenge është një grup i pasionuar i të rinjve që synon të jetë zëri i tyre në shoqëri. Përmes Youth Challenge, ne planifikojmë të organizojmë tryeza të rumbullakta, trajnime dhe konferenca me të rinjtë për të identifikuar dhe adresuar problemet që ata hasin, dhe mbi të gjitha, për të gjetur zgjidhje për to.
Ndërsa udhëhiqemi drejt këtij rrugëtimi, nuk mund të mos kujtojmë një thënie të fuqishme nga Nelson Mandela: “Rinia është fuqia më e madhe e shoqërisë dhe ata që kanë aftësinë për të ndryshuar botën janë ata që ndryshojnë të rinjtë.”
Le të bëhemi fuqia që sjell ndryshime pozitive në Maqedoninë e Veriut! Ju ftojmë të gjithë që të bashkoheni me Youth Challenge dhe të bëheni pjesë e këtij udhëtimi të frytshëm drejt një të ardhme më të mirë.
Bashkohuni me ne në rrugën tonë drejt ndryshimeve dhe fuqizimit të rinisë!
#YouthChallenge #NryshimePositive #ZeriIRinisNëMaqedoninEVeriut

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like