Ylli i Real Madridit sot kryen testet mjekësore tek Arsenali

Martin Odegaard do të jetë së shpejti lojtar i Arsenalit në Premier League. Futbollisti norvegjez ndodhet në Londër, ku ka programuar vizitat mjekësore, për të zyrtarizuar më pas huazimin te “Topçinjtë”.

Marrëveshja e arritur me Realin e Madridit, që zotëron kartonin e futbollistit, parashikon që Arsenali duhet t’i paguajë 2.5 milionë stërlina klubit madrilen, kuptohet edhe pagën lojtarit për pjesën e mbetur të sezonit.

Odegaard u largua nga Madridi gjatë fundjavës pasi të dy ekipet arritën marrëveshjen. 22-vjeçarit nuk do t’i kërkohet që t’i nënshtrohen karantinës, kështu që mund të vihet menjëherë nën urdhrat e Mikel Artetas, me të cilin ka biseduar për rolin dhe minutat që do të ketë tek Arsenali.

Advertisement

Ishte dëshira e drejtuesve të Realit që mesfushori i talentuar norvegjez të transferohej në Angli, tek “Topçinjtë”, dhe jo te Real Sociedadi (dëshira fillestare e futbollistit ishte të kthehej në San Sebastian).

Advertisement
Advertisement

You May Also Like