Vrasja në Elbasan, prokuroria rikthehet në vendin e ngjarjes

Prokurori Ritvan Sukaj është kthyer serish në vendin e ngjarjes së sotme në Elbasan. Pas përleshjes me armë mbeti viktimë aktivisti i Partisë Socialiste, Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë.

Prokurori është kthyer në vendin e krimit si duket për të grumbulluar të tjera prova që mund të çojnë në zbardhjen e plotë.

Ngjarja ndodhi në lagjen “5 Maj” të qytetit. Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë aktivisti i Partisë Socialiste për Elbasanin, Pjerin Xhuvani ndërsa të plagosur kanë mbetur një efektive policie, Kelmend Xhaferri si edhe dy persona të tjerë.

Policja Xhensila Sota ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa në gjendje të rëndë në spital ndodhet një tjetër person, i cili dyshohet se është dhëndri i viktimës Pjerin Xhuvani.

Përplasja me armë ka ndodhur për shkak të zgjedhjeve, ku dyshohet se një makinë e shtabit të PS-së është kapur nga mbështetësit e PD-së duke shpërndarë para në këmbim të votës. as konstatimit të makinës është thirrur edhe policia. Mësohet se në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë nëndrejtori i Policisë së Elbasanit Abert Nushi dhe disa efektivë të Shqiponjave. Pas mbërritjes së policisë, në vend ka ardhur edhe një makinë me simpatizantë të PS-së. Pas mbërritjes së kësaj makine në vendin e ngjares janë dëgjuar 16 të shtëna me armë të ndryshme. E gjithë skena ka ndodhur në prani të nëndrejtorit të Policisë së Elbasanit, Albert Nushi.

Advertisement

Pak minuta pas ngjarjes u vetëdorëzua në policia ish-efektivi i RENEA-s Arbër Papleka, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë ndaj Xhuvanit gjatë shkëmbimit të zjarrit. Ky i fundit ka thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like