• 15-05-2021

VOA: Shqipëri/ Kapet sërish koka*inë në portin e Durrësit

Policia shqiptare zbuloi të shtunën afro 140 kilogramë lëndë narko*tike e dyshuar për koka*inë në një konteiner në portin e Durrësit, që vinte nga Ekuadori për firmën “Masabi Fruits” në periferi të kryeqytetit. Koka*ina u zbulua në një pjesë të përshtatur në tavanin e konteinerit, gjatë një kontrolli të papritur.
Një nga përfaqësuesit e firmës, Klajdi Xibraku, u ndalua për t’u pyetur nga policia, ndërsa një përfaqësues tjetër Erion Peti, i tha medias në Tiranë se firma e tyre sillte fruta nga jashtë Shqipërisë prej 5 vjetësh dhe asnjëherë nuk kishte patur probleme. Një tjetër operacion policor zbuloi më 1 prill në Portin e Durrësit një sasi dro*ge prej 49 kilogramësh koka*inë në një konteiner bananesh ardhur nga Ekuadori. Ngarkesa me banana ishte porositur nga kompania “Ecoalmax”, administrator i së cilës është 72 vjeçari Selim Çekaj, babai i Arbër Çekajt, personit të arres*tuar dhe dënuar me 14 vjet burg, për trafikun e 619 kilogramëve kokainë të zbuluara në shkurt të vitit 2018, në Portin e Durrësit, po në një konteiner bananesh i nisur dhe ai nga Ekuadori.

Selim Çekaj, është vënë në pranga nga policia, ndonëse ka mohuar të ketë lidhje me drogën e gjetur në ngarkesën e porositur nga kompania e tij, e cila kishte nisur aktivitetin, vetëm një muaj pasi u gjet sasia e madhe e kokainës, që çoi në arrestimin e të birit.
Raporti i fundit vjetor i Strategjisë ndërkombëtare të kontrollit të dro*gave, i publikuar nga Departameti amerikan i Shtetit, pak javë më parë vlerësonte se Shqipëria konsiderohet ende si “një vend burim i kanab*isit dhe një bazë për grupet e kri*mit të organizuar që lëvizin lëndët narko*tike nga vendet e burimit në tregjet evropiane. Shtetasit shqiptarë janë shumë të përfshirë në trafikimin e lëndëve narko*tike në të gjithë Europën”, nënvizonte raporti./VOA

Read Previous

Sonte “EL CLASSCIO”, ja historiku dhe golashënuesi më i mirë!

Read Next

Filipçe: Vetëm me vaksinim do ta fitojmë imunitetin kolektiv

%d bloggers like this: