Vjosa Osmani pranon pozitën e presidentes

Vjosa Osmani pranon të martën edhe zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës.
Për shkak të pandemisë së koronaviursit, është njoftuar se Osmani do të pranojë detyrën pa ceremoni të inaugurimit.
Kuvendi i Kosovës ka votuar të dielën me 71 vota në të mirë të saj, për zgjedhjen në këtë pozitë.
Pas zgjedhjes, ajo ka bërë betimin para deputetëve.

Kush është Vjosa Osmani?
Që prej 5 nëntorit, 2020, Kosova ka qenë me ushtrues detyre të presidentit, pasi Hashim Thaçi pati dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Osmani, ish-zyrtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit ka garuar në listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje dhe ka marrë më së shumti vota, përkatësisht, mbi 300 mijë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like