• 12-05-2021

Deputetja Bilalli-Zendeli: Mos e njollosni projektin për Pallatin e Kulturës në Çegran

Deputetja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli në rrjetin social Facebook ka reaguar ndaj zërave të fundit sa i përket ndërtitmin të Pallatit të Kulturës në Cegran, njofton nmk-post.

 

 

 

 

Deputetja Bilalli ka precizuar edhe njëherë se Pallati Kulturës do të ndërtohet edhe përskaj gjithë atyre skeptikëve./Northmacedonia-post/

Reagimi i plotë i deputetes Arta Bilalli Zendeli:

 

Ka dy-tre ditë që vazhdimisht diçka më përkujton në thënien: “Disa çështje nuk meritojnë vëmendje” dhe atë tjetrën sipas së cilës: “Kur i edukuari hesht nga edukata, injoranti mendon se e ka lënë pa fjalë.”
Vendosa të komentoj pak se po i shoh disa postime nga miq të mi të opozitës, por edhe bashkëpartiakë të mi që po m’i dërgojnë në inbox.
Të nderuar, Ju që po bëni sikur nuk dini të lexoni ose mbase nuk arrini një artikull të vetëm ta lexoni deri në fund:
1. 📌Përpara se të komentoni se do të ndërtojmë Pallat të kulturës me 500 000 denarë, ju lutem shifeni amandamentin deri në fund dhe lexojeni se aty shkruan:”Përgatitja e dokumentacionit teknik për Pallatin e kulturës në Çegran”, e jo ndërtimi i tij (siç po tentoni ta dezinformoni opinionin);
P.s. (1) 🆘️A e bëni dot dallimin midis dokumentacionit teknik dhe ndërtimit❓
2. 📌📌Mos tentoni ta njollosni një projekt që për Çegranin, Gostivarin e mbarë shqiptarët ka peshë shumë më të madhe se një Pallat kulture (po ua përkujtoj: qëllimi është të shënohet zbarkimi i refugjatëve të Kosovës, z. Anton Çeta, z. Havier Solana e brez pas brezi të kujtohet ndihma euro-amerikane dhe orientimi pro-perëndimor i kësaj ane).
P.s. (2) 🆘️A i takoni Ju këtij orientimi? A e keni dëgjuar thënien rilindase: “Për shqiptarët dielli lind në Perëndim” 🇪🇺🇺🇸🇩🇪apo e përdorni me gjuhë tjetër e në anë tjetër❓
3. 📌Për qëllime edukate, nuk po vazhdoj të shkruaj se si u votuan amandamentet e opozitës shqiptare sepse atë ndihmë ua ofruam për qytetarët.
P.s. (3)🆘️ A mundej opozita të kalon njē amandament (jo më tepër) me një votë të vetme në Komisionin për finansa dhe buxhet❓
4. 📌📌Sfidat (nëse ashtu mund të quhen) dhe përpëlitjet e këtilla, mua personalisht më japin forcë (e këtë e dinë mirë Ata që më njohin)❗
P.s. (4): “Për shqiptarët dielli lind në Perëndim”‼
🇺🇸🇪🇺🇩🇪

 

Read Previous

Presidenti Pendarovski nuk planifikon të thërrasë takim liderësh

Read Next

Vjosa Osmani: Bashkë me Kurtin për çkapjen e shtetit

%d bloggers like this: