Vidal arsyetohet para tifozëve të Interit dhe tregon pse e puthi logon e Juventusit

Arturo Vidal ka qenë njëri nga lojtarët më të mirë në fushë në fitoren e Interit 2-0 përballë Juventusit.
Mesfushori kilian realizoi edhe golin e parë në këtë sfidë, por ajo që u bë virale në rrjet ishte një puthje e tij para ndeshjes.
Vidal ishte duke folur me mbrojtësin e Juventusit, Giorgio Chiellini dhe për një moment ai puthi logon e rivalëve të mëdhenj të Interit.
Kjo nuk u kapërdij asesi nga tifozët zikaltër të cilët kanë shpërthyer me kritika ndaj kilianit.
Megjithatë ka qenë vet futbollisti që është arsyetuar para tifozëve të Interity, duke thënë nuk ka qenë qëllimi i tij.

Advertisement

“Unë kurrë nuk kam dashur të puth stemën e një ekipi tjetër”, tha ai.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like