Vetëm 10 persona mbrëmë janë hospitalizuar në Covid-qendrat në Shkup

Gjatë 24 orëve të fundit në Kovid Qendrat në Shkup janë hospitalizuar 10 pacientë për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsejtë 243 persona të dyshuar dhe të konfirmuar me Kovid-19 po kurohen nëpër repartet infektive të kryeqendrës, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Në 24 orët e fundit në Klinikat Interne ka pasur katër pranime të reja. Në Kovid-Qendrën në Spitalin “8 Shtatori” ka pasur 3 pranime të reja të pacientëve dhe 3 në Klinikën Infektive. Gjatë 24 orëve të fundit 4 pacientë të shëruar janë lëshuar në shtëpi./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like