Veliaj për përplasjen e Metës: Provokim i parapërgatitur

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dënoi publikisht hyrjen me dhunë të presidentit Ilir Meta në godinën e FRD ditën e sotme ndërsa komentoi në Euronews Albania incidentin.

Kreu i bashkisë e cilësoi një sjellje të padenjë të kreut të shtetit ndaj punonjësve roje të një zyre shteti dhe një provokim të parapërgatitur inicdentin e ndodhur paraditen e sotme në kryeqytet.

Sipas tij, hapësira për të cilën ka nisur konflikti është pronë e Bashkisë së Tiranës, ashtu si shumë ambiente të tjera që janë liruar edhe më parë nga parti politike të cilat nuk mund të kenë zyrë në emër të taksapaguesve duke qenë se nuk kanë deputetë dhe vota.

“Sot teksa një parti kishte afatin për të lënë pronën bashkiake si një parti që ka vetëm një deputet, ligj që e ndoqën shumë parti të tjera si partia e Paskal Milos, e Zef Bushatit e të përndjekurve dhe shumë parti të tjera që pranuan që bashkia kishte të drejtë.

Advertisement

Ndërkohë që punonjësi civil shkon të marrë zyrën gjendet në sulmin me grushte të presidentit, diçka e padenjë për Tiranën e 2021. Presidenti u fut në një zyrë shteti për të nxjerrë jashtë punonjësit e shtetit. Bashkia e ka nxjerrë prej kohësh këtë urdhër, është një provokim i parapërgatitur”, u shpreh kryebashkiaku.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like