Vdiq Princ Filipi, burri i Mbretëreshës Elizabeta

Princi Filip, burri i Mbretëreshës Elizabeta II, ka vdekur në moshën 100 vjeçare.

Filipi i kishte kaluar 65 vjet të jetës së tij në mbështetje të mbretëreshës, duke u tërhequr nga roli i tij publik vetëm në vitin 2018.

Në vitet e tij aktive, ai ndihmoi në vendosjen e një kursi të ri për monarkinë nën mbretëreshën e re, duke avokuar për çështjet mjedisore, shkencën dhe teknologjinë, shkruan NBC, përkthen në shqip Periskop.

Advertisement

Ai së fundi kishte pasur probleme shëndetësore por ishte liruar nga spitali.

Nuk dihet nëse ai ka dëgjuar në lidhje me problemet e mëdha që shkaktoi princi Harry me gruan e tij, Meghan Markle, në një intervistë shumë rënduese për familjen mbretërore.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like