Vajza e Jakup Krasniqit me mesazh prekës: Ende krahëhapur presim përqafimet e lëna në gjysmë

Janë bërë sot gjashtë muaj që nga arrestimi i ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi nga Gjykata Speciale.Për vajzën e Krasniqit, Gresën këta gjashtë muaj po duken si 600 vite.Përmes një postimi në “Facebook”, ajo ka shkruar se janë për këta gjashtë muaj Krasniqit është duke iu mohuar padrejtësisht liria.”Sot bëhen 6 muaj prej atij mëngjesi të frikshëm e të dhimbshëm, të ftoft dhe urryes. 6 muaj e më duken si 600 vjet.

Po, 100 vjet duket muaji kur larg e mbrapa grilave të mban padrejtësia dhe ligësia. 6 muaj, ende krahëhapur presim përqafimet e lëna në gjysmë. 6 muaj liri e mohuar pa te drejt”, ka shkruar Gresa.Kujtojmë se më 4 nëntor, ish- eprori i lartë i UÇK-së, Jakup Krasniqi me urdhër arrest të Prokurorisë Speciale u dërgua për në Hagë, pas një bastisjeje 10 orëshe në shtëpinë e tij në Prishtinë./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like