• 15-05-2021

Në Durrës nis stërvitja e madhe ushtarake e NATO-së

Ka nisur sot “Defender Europe 21”, një stërvitje e përbashkët shumëkombëshe që do të zhvillohet në disa shtete të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë. Operacioni masiv nisi në Durrës, ku qindra mjete luftarake amerikane kanë mbërritur në port, një dislokim që ndodh për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, në Europë. Mbi 1000 trupa shqiptare do të marrin pjesë në stërvitje, së bashku me forcat e armatosura të 16 shteteve të tjera, aleate të NATO-s. Në total, do të marrin pjesë 28 mijë trupa. Në Shqipëri, stërvitja do të zhvillohet në disa baza, si ajo e Bizës, Kuçovës, Në Zall-Herr, etj. I udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, mes 28 mijë trupave nga 26 kombe, Defender 21 ka si synim ndërtimin e gatishmërisë operacionale të të gjitha vendeve aleate të NATO-s.

Lexo me shume: https://rtv21.tv/ne-durres-nis-stervitja-e-madhe-ushtarake-e-nato-se/
© RTV21.tv

Read Previous

Basha: 25 prilli masakër elektorale!

Read Next

Vajza e Jakup Krasniqit me mesazh prekës: Ende krahëhapur presim përqafimet e lëna në gjysmë

%d bloggers like this: