Vajza e ish ministrit shqiptar humb jeten ne Maqedoni

Estimated read time 1 min read

Ish ministri i Shëndetësisë dhe ish-deputeti i LSI-së Vangjel Tavo ka humbur vajzën e tij Eva, në moshë fare të re.

Duke mos dhënë detaje mbi rrethanat e ndarjes nga jeta të së bijës në moshën 24 vjeçare, Tavo shkruan se varrimi do të bëhet ditën e enjte në datën 30 nëntor në orën 11:00.

Por, mediat shkruajnë se ajo ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Maqedoninë e Veriut.

“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time. Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo. Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër. Vangjel Tavo“, ka shkruar ish-deputeti në Facebook.

Advertisement

Eva Tavo ishte vajza e madhe e ish-deputetit, mamaja e së cilës vite më parë kishte ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like