Arrestohet 33 vjeçari nga Tetova – Dyshohet se ka vendosur flamurin Kuq e Zi në Kodër të Diellit

Estimated read time 1 min read

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:30 kanë arrestuar personin J.A. 33 vjeç nga Reçica e Vogël, nën arsyetimin se ka vendosur flamurin e Shqipërisë në Manastirin në Kodër të Diellit.

“Ai dyshohet se nga shtiza e manastirit “Shën Naumi Çudibërësi” të Kodrës së Diellit, deri sa në objektin fetar nuk kishte njeri, ka zbritur flamurin e KOM-Kryepeshkëvisë Ohër dhe ka vendosur flamurin e Republikës së Shqipërisë në vend të saj.

Advertisement

Pas dokumentimit të rastit ndaj J.A., i cili ndodhej me një person tjetër në momentin e uljes së flamurit të kishës, për të cilin vazhdon kërkimi, do të vijojë kallëzim përkatës”, shtojnë nga MPB.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like