• 01-03-2021

Ulet numri i thirrjeve në urgjencë të Tetovës

Edhe në kohë pandemie nuk mungojnë thirrjet në Ndihmën e Shpejtë në Tetovë, edhe pse ky numër është reduktuar krahasuar më vitin e kaluar, megjithatë sipas mjekut, Driton Amzai, të gjitha thirrjeve që na drejtohen këtij institucioni marrin shërbimin e merituar.

Mjeku thotë se pacientët që vizitojnë këtë institucion ankohen më së shumti nga temperatura e lartë, vjellje dhe diarre.

“Për shkak të gjendjes së krizës, kohët e fundit ka filluar të reduktohet numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë. Ne ju përgjigjemi të gjitha thirrjeve, pa varësisht si janë ato, dhe mundohemi që t’i arrijmë të gjitha edhe pse mbulojmë një regjion shumë të madh – Tetovën me rrethinën dhe janë një numër i madh banorësh që mbulojmë. Ankesat kryesore të pacientëve në këtë kohë janë zakonisht gripat sezonal me temperaturë, vjellje dhe diarre.”,- tha Driton Amzai – mjek në ndihmën e parë – Tetovë.

“Ndihma e shpejtë në Tetovë, përveç se mbulon komunën e Tetovës, mbulon edhe komunat tjera rurale. Edhe pse me vështirësi të madhe, ata përsëri iu dalin në ndihmë banorëve. Ata kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që sa më shpejt të marrin masa dhe të vendosin edhe punkte të reja në zonat rurale, më qëllim që banorët e këtyre zonave të marrin shërbimin më shpejtë.”,- theksoi një mjek nga ndihma e parë – Tetovë.

“Kjo është edhe pjesa më ë vështirë, pasi nga këtu deri në një rajon pak më të largët të Tetovës, ose në Malësinë e Tetovës ndodh më së paku 20 minuta rruga deri sa të pranohet thirrja, të merret adresa, dhe këto janë vështirësitë më të mëdha që hasin për momentin, pasi nuk ka organizim të mirëfilltë të qendrave rurale.”,- u shpreh Driton Amzai – mjek në ndihmën e parë – Tetovë.

Edhe pse numri i thirrjeve për ndihmë të parë është reduktuar, por nuk është reduktuar edhe puna e mjekëve, pasi kjo qendër ka për detyrë t’i bartë personat që janë pozitiv me Covid-19 nga shtëpitë për në spitale dhe këto thirrje këto dy muaj janë shpeshtuar për të bërë transportin e personave me Covid-19.

Read Previous

Kosovë, përurohet shtëpia për të moshuarit pa përkujdesje familjare

Read Next

FDA ka autorizuar vaksinën Pfizer dhe BioNTech Covid-19 për përdorim urgjent

%d bloggers like this: