U kall Parisi sërish!

Mijëra njerëz, përfshirë anëtarët e lëvizjes antiqeveritare të Jelekëve të Verdhë, protestuan në të gjithë Francën për një dispozitë ligjore që penalizon ata që filmojnë oficerë policie.

 

Tensionet u ngritën në Paris, ku protestuesit hodhën objekte drejt policisë, thyen vitrinat e dyqaneve dhe u vunë flakën disa veturave. Policia u përgjigj me topa uji dhe gaz lotsjellës dhe më shumë se 60 njerëz janë ndaluar në të gjithë vendin deri më tani.

Dhjetëra protestues u përplasën me policinë në kryeqytetin francez në një demonstratë të re kundër një projekt-ligji të diskutueshëm të sigurisë. Rreth 90 demonstrata u zhvilluan në pjesën tjetër të Francës, shumica e të cilave kaluan pa incidente të mëdha.

Advertisement

Demonstrata u ndërpre kur anarkistët e Bllokut të Zi vendosën barrikada në një pjesë të rrugës në Parisin lindor.

 

Advertisement
Advertisement

You May Also Like