Breaking News :

nothing found
19-08-2022

Trump: Është koha për të shkuar në shtëpi

Advertisement

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump përmes një video i bëri thirrje mbështetësve të tij “të shkojnë në shtëpi tani” dhe bëri thirrje të për “të respektuar njerëzit, ligjin dhe rendin”. Trump, në mesazh drejtuar mbështetësve, tha se “është koha për të shkuar në shtëpi”.

“Unë e di dhimbjen tuaj. Unë e di lëndimin tuaj”, tha Trump, duke pretenduar në mënyrë të rreme se zgjedhjet janë “vjedhur”.

“Të gjithë e dinë. Sidomos ana tjetër. Por, ju duhet të shkoni në shtëpi tani. Na duhet të kemi paqe. Na duhet të kemi ligj dhe rend”, tha ai.

Të mërkurën, më 6 janar, mbështetës të presidentit aktual, Trump hynë në ndërtesën e Kongresit amerikan, teksa aty po mbahej një mbledhje ku do të certifikohej fitorja e Bidenit.

Pas kësaj, seanca shkoi në pauzë dhe disa anëtarë të Kongresit u evakuuan në zyrat e tyre.

Advertisement

Read Previous

Demokratët e Joe Biden marrin shumicën në Senat dhe në Kongres

Read Next

Ekzkluzive për NMK Post – Gazetarja amerikane Spivack: Trump nuk mund të përballet me faktin se u mund me 7 milion vota diferencë