TikTok forcon rregullat, çfarë ndodh me përdoruesit nën 16 vjeç

Aplikacioni popullor për postimin e videove TikTok njoftoi “mbylljen” automatike të të gjitha llogarive që u përkasin të miturve nën 16 vjeç .

Qëllimi është të mbrojë përdoruesit e vegjël nga kërcënimet kibernetike. Kjo automatikisht do t’i kthejë llogaritë në private, duke mos lejuar që përdorues të tjerë të shkarkojnë videot e të miturve. Gjithashtu edhe këta të fundit do të jenë në gjendje të marrin ose dërgojnë mesazhe te përdoruesit e tjerë.

Ndërkohë vendimi i fundit u jep po ashtu akses të miturve nëse duan ta bëjnë postimin publik.

Sidoqoftë, TikTok nuk ndalet këtu. Përditësimet e reja të aplikacionit përfshijnë kushtin shtesë që llogaritë e atyre që u përkasin kategorive të moshës 13-15 vjeç nuk mund t’u ofrohen përdoruesve të tjerë.

Advertisement

Një rregullore e re e fundit dhe shumë e rëndësishme është lidhja e llogarive të prindërve me ato të fëmijëve të tyre, në mënyrë që të ketë më shumë kontroll mbi përmbajtjen me të cilën përdoruesit e vegjël të aplikacionit bien në kontakt. g.v/abcnews.al

Advertisement
Advertisement

You May Also Like