Breaking News :

nothing found
10-06-2023

Ish funksionaret e BDI-së, Ejup Alimi e Ismet Guri mbeten pa pasaportë

Advertisement

Të dënuarit në shkallë të parë, Ejup Halimi dhe Ismet Guri nga BDI, nuk kanë arritur t’i marrin pasaportat nga Gjykata Penale, edhe pse për këtë kanë pasur ndihmë nga një prokuror, mëson sakamdakazham.mk.

Edhe përkundër asaj që prokurori i lartë, Dilaver Bekteshi ka propozuar që të ju kthehen pasaportat, gjykatësit e Apelit nuk e kanë dëgjuar, kanë votuar kundër.

 

“Është e saktë se para dy muajve Këshilli ka vendosur lidhur me marrjen e dokumenteve të udhëtimit të akuzuarve Guri dhe Alimi. Prokurori i lartë publik lejoi që të ju kthehen, por gjykata vendosi ndryshe. Megjithatë gjykata e ka fjalën e fundit”, është përgjigja nga Gjykata.

Zakonisht prokurorët janë ata që nuk lejojnë të anulohen ose zbuten masat e shqiptuara për sigurim të prezencës së të akuzuarve, kurse gjykata di edhe të lëshojë pe ose të vendosë ndryshe. Kësaj radhe ndodhi e kundërta, shkruan sdk.mk.

Advertisement

Read Previous

TikTok forcon rregullat, çfarë ndodh me përdoruesit nën 16 vjeç

Read Next

Donacion gjerman të automjeteve dhe pajisjeve për policinë kufitare