Thaçi tregon a do të bëj koalicion në zgjedhjet lokale me BDI-në

Ish kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexhetit do të kërkojë edhe një mandat nga qytetarët e Tetovës si kandidat i Partisë Demokratike Shqiptare.

Kandidaturën e tij Bexheti e shpalosi gjatë ditës së sotme para selisë së PDSH-së në Tetovë. Bexheti tha se dy mandatet e Teuta Arifit kanë qenë zhgënjyes për tetovarët dhe për këtë arsye ai mendon se do ta bëjë më mirë Tetovën. Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi tha se deri më tani nuk ka biseduar për një koalicion të mundshëm por ështëi i gatshëm që të bisedojë me të gjithë përveç se me BDI pasi që sipas tij pikërisht nga ata ka ardhur e keqja.

Advertisement

“Ne jemi të gatshëm të bisedojmë edhe kandidati të bisedojë me të gjithë forcat politike përvç BDI-së që ta mbështesin pasi që plani jonë është promovimi i kandidatit më pas fushata edhe kur të zgjidhet të jetë përfaqësues i qytetarëve jo i PDSH-së”, njoftoi Thaçi./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like