Tetovë, Dita E Pestë Pa Ujë Për Pije! Xhaferi: Duam Përgjegjësi

Për të pestën ditë me radhë qyteti i Tetovës vazhdon të ketë mungesë të ujit për pije. Defekti I tubit kryesor që furnizon qytetin e Tetovës nga ujësjellësi i Leshnicës u dëmtua nga rrëshqitjet e dheut para pesë ditës dhe pjesa më e madhe e qytetit vazhdon të ketë mungesë por nga NPK njoftuan se janë të detyruar që të fillojnë me restrikcion të ujit për pije edhe atë nga ora 08:30 deri 11:30 si dhe pasdite nga 15:00 deri 18:00, kurse nga mesnata nga ora 00:00 deri në orën 05:00.

Nga ndërmarrja publike komunale gjatë ditës së sotme thanë se janë duke punuar dhe presin që gjatë orëve të mbrëmjes defekti të sanohet dhe qyteti përsëri do të ketë ujë për pije pa kufizime.

“Ekipet tona edhe gjatë ditës së sotme janë në terren dhe janë duke punuar dhe shpresojmë se gjatë ditës së sotme deri në mbrëmje defekti do të sanohet dhe qyteti përsëri do të furnizohet me ujë të pijshëm pa kufizime”, thonë nga NPK Tetova.

Aktivisti ekologjik Arjanit Xhaferi vlerëson se për dëmtimin e ujësjellësit të Tetovës duhet të mbajnë përgjegjësi më shumë institucione dhe jo vetëm Komuna e Tetovës pasi që lejojnë ndërtimin e hidrocentraleve të cilët lënë qytetet pa ujë në kohë pandemie.

Advertisement

“Tetovarët nuk kanë ujë as për pije dhe as pastrim dhe kjo është një dështim total për pushtetin lokal dhe gjithë shtetin pasi që shumë njerëz janë përfshirë në ndërtimin e hidrocentraleve, pasi ne aktivistët ekologjik kemi ngritur zërin kundër ndërtimit të këtyre hidrocentraleve dhe pasi që tani e shohim se sa të dëmshëm janë dhe një defekt i vogël dhe i gjithë qyteti ngelet pa ujë”, deklaroi Arjanit Xhaferi.

Komuna e Tetovës me ujë të pijshëm furnizohet nga katër puse në qytet dhe dy ujësjellës, ujësjellësi i fundit që u ndërtua para 4 viteve qytetarëve të Tetovës u kushtoi miliona euro, ndërsa i njëti para pesë ditëve pati një defekt. Kjo nuk është hera e parë që ky ujësjellës ka probleme./GazetaLajm

Advertisement
Advertisement

You May Also Like