LAJMI FUNDIT/ Mbyllet aeroporti i Mynihut, ja pse!

Estimated read time 1 min read

Aeroporti i Mynihut në Gjermani është mbyllur, sepse disa aktivistë për mbrojtjen e klimës kanë hyrë në psitën e tij.

Siç raporton gazeta “Die Welt”, në fillim të festave lokale, aktivistët e klimës ndërprenë operacionet e fluturimit në aeroportin e Mynihut pasi ata hynë në zonën e aeroportit herët në mëngjes të së shtunës, kaluan një rrethojë dhe u ulën në asfalt, shkruan Reporteri.net.

Për arsye sigurie, të gjitha operacionet e fluturimit u ndaluan më pas, në mënyrë që fillimisht të mos ishin të mundura ngritje dhe ulje. Por pak më vonë, një pistë u rihap dhe operimet filluan sërish me vonesa. Policia tha se ka arrestuar tetë persona.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like