Tetovë: 12 punonjës shëndetësor janë në izolim, Nuredini: Kemi mbi 70 shtretër të lirë

Aktualisht në Spitalin Klinik të Tetovës ka të shtruar 20 pacientë të infektuar me Kovid-19, shtretër të lirë ka mbi 70 ndërsa sipas koordinatorit të qendrës Kovid në Tetovë, në qoftë se është nevoja, do të shfrytëzohen edhe kapacitetet tjera të këtij spitali. Aktualisht 12 punonjës të shëndetësisë në Tetovë janë pozitiv me Kovid-19 apo në izolim për shkak të kontaktit, shkruan Portalb.mk.

Mjeku Gzim Nuredini theksoi se pas ardhjes së mërgimtarëve në vend, pritshmëria e personelit mjekësor ka qenë se numri i të infektuarve me Kovid-19 në vend do të rritet, megjithatë, ata janë befasuar pozitivisht.

“Pasi patëm panik pas ardhjes së mërgimtarëve në vendin tonë, për shkak se menduam se do të kemi rritje të numrit të pacientëve me Kovid-19, fatmirësisht nuk kemi pasur një rritje të madhe të numrit, ashtu që për momentin kemi 20 pacient të hospitalizuar, shumica e tyre janë në gjendje stabile, dy janë në gjendje më të rëndë, me komorbilitete të ndryshme. Ndërsa sa i përket numrit të pacientëve të cilët vijnë në ambulanten e qendrës Kovid-19, aty ka mbi 30 pacientë në ditë, ka pacientë që vijnë të konsultohen, të kontrollohen, një numër i tyre testohen, flas për ambulanten  për shkak se edhe kjo është një indikator i situatës me Kovid-19 në vendin tonë” tha mjeku Gzim Nuredini.

Advertisement

Nuredini potencoi se shtretërit për Spitalin Klinik të Tetovës nuk përbëjnë problem, kjo për shkak se ka mjaftueshëm të lirë edhe në repartet tjera, një prej të cilëve, e kanë përgatitur vetëm për pacientët me Kovid-19.

“Të hospitalizuar kemi 20 pacientë, ka mbi 70 shtretër të lirë edhe pse tani një pjesë të internës e kemi liruar krejt, shtretërit nuk janë problem në qoftë se krijohet nevoja ne përsëri e aktivizojmë at pjesën ku kemi nevojë. Nuk është problem shtretërit sa janë problem organizimi i personelit, kuadrit, meqenëse kjo sëmundje kërkon kuadër më të specializuar” shtoi Nuredini.

Ndërkaq, mjeku Gzim Nuredini gjithashtu informoi se aktualisht gjithsej 12 punonjës të shëndetësisë në Spitalin Klinik të Tetovës janë të izoluar për shkak të kontaktit me persona pozitiv apo pas rezultatit pozitiv me virusin korona. Kjo sipas tij, aktualisht nuk përbën ndonjë problem, marrë parasysh situatës jo kritike aktualisht./Portalb

Advertisement
Advertisement

You May Also Like