• 17-05-2021

COVID-19: Ulen infektimet, masat japin rezultate

SITUATA ME PANDEMINË: PËRPLASJE VMRO DPMNE – LSDM

Në Maqedoninë e Veriut, nga e Hëna e deri të Premten, janë shënuar 4.069 raste të reja me COVID-19 dhe 160 viktima. Në total shënohen afro 146 mijë raste dhe 4.388 viktima, kurse numri I rasteve aktive assesi të zbresë nën 20 mijë.

Paralelisht shifrave të larta të infektimeve ditore dhe rasteve që përfundojnë me fatalitet në autoritetet e shëndetësisë thonë se po ulet presioni ndaj sistemit shëndetësor, falë masave shtrënguese që janë në fuqi.

Situata me pandeminë është shndërruar në arenë përplasjesh mes forcave politike maqedonase. VMRO-DPMNE-ja opozitare përmes një proteste para Ministrisë së Shëndetësisë, sërish ka kërkuar përgjegjësi dhe dorëheqje të Ministrit Filipçe dhe Qeverisë, për shkak të keqmenaxhimit të situatës me COVID-19.

LUPÇO PRENXHOV – KOALICIONI VMRO-DPMNE

“Më vjen keq, por duhet ta dijnë se jemi të lënë pasdore, për popullin e thjeshtë në këtë vend s`ka mbrojtje shëndetësore e as ekonomike. Ne kemi një ministër I cili në vend se të gjejë vaksina, gjen firma për t`u pasuruar nga ato vaksina”

Por, Socialdemokratët e pohojnë të kundërtën, duke akuzuar opozitën maqedonase se po përhapin dezinformata dhe lajme të rrejshme.

MARTIN KOSTOVSKI – DEPUTET I LSDM-së

“Deri tani janë vaksinuar 35 mijë qytetarë, kurse për t`u vaksinuar janë paraqitur 160 mijë. Në kohën kur instutucionet janë të përkushtuar në betejën kundër pandemisë, VMRO-DPMNE-ja përhap panikë, maipulon opinionin me lajme të rrejshme dhe spekulime”

Ndërkohë sipas një ankete të zbatuar në Maqedoninë e Veriut, “Pfizer” dhe “Sputnik-V” janë vaksinat më të preferuara për qytetarët. Anketa, është bërë përmes telefonit gjatë periudhës 11 – 14 Prill 2021 me 1.112 të anketuar. 57.7% e të anketuarve janë deklaruar se do të vaksinohen nëse u ofrohet mundësia, 24.5% kanë thënë se nuk do të vaksinohen, kurse 17.8% janë në hamendje. /KlanMacedonia

Read Previous

Vodhi një portofol, policia arrestoi 31-vjeçarin në Shkup

Read Next

Carovska: Me ligjin e ri për tekstet shkollore arrijmë në vendet me arsim cilësor

%d bloggers like this: